Këtë verë, kur të dalësh, vish një fustan “Tie-Dye”
Foto: Gabriela Hearst, verë 2021; Oscar de la Renta resort 2021/Alessandro Lucioni – Ndërkohë që teknika e tie-dye ose vorbullës grafike ka ekzistuar për dekada me radhë, prej pranverës së vitit 2019 kur doli në pah nga revistat e modës të frymëzuara nga trendet e viteve ’60, sipas “Vogue”, këtë verë po tërheq sërish vëmendjen e stilistëve dhe të ndjekësve të modës. Vorbulla grafike ka fituar zyrtarisht vendin e nderit si një trend i ndjekur gjatë stinëve me mot të ngrohtë, edhe për ngjashmërinë e saj me verën, e njëjtë me lulet dhe modelet e copave me ngjyra të forta “gingham”.
Ne kemi parë hijeshinë e teknikës tie-dye cdo ditë në rrobat që kemi në garderobën tonë si T-shirts, corape me vija dhe bluza, por tani vorbulla dhe bojërat në material kanë hyrë në treg me një siluetë më të sofistikuar: fustanet tie-dye.
Stilistët si Gabriela Hearst, Proenza Schouler, Alberta Ferretti dhe madje edhe Oscar de la Renta kanë përqafuar printimin psikedelik si në ngjyra të gjalla ashtu dhe neutrale; secili ka aplikuar detaje të personalizuara ose mund të themi, “një kthim” në trajtimin e tekstileve. Ju mund të gjeni një fustan të ngjyrosur pak me siluetën e domosdoshme të sezonit, tek pjesa e mëngëve ose fundi, por edhe në qendër të tij, në shumë lloje fustanesh, të gjatat me mëngë të gjera, ato pa mëngë, por edhe fustanet e plazhit. Të gjitha këto modele të mbajnë të sinkronizuar me gjallërinë q ëtë jep vera dhe me ndjesinë e të bërit të gjërave ngadalë e pa e vrarë mendjen. Një fustan tie-dye, është jo vetëm një festë ngjyrash, por sjell gëzim në garderobën e verës të gjithësecilit.