Princ William celebron dekadën e martesës
Duka i Kembrixh bën rezymenë e martesës 10-vjeçare me Kate Midelton.
Në celebrim të këtij përvjetori u publikua një foto e Dukës me Dukeshën duke u përqafuar në oborrin e Kensington Palace.
Ata u martuan 10 vjet më parë, pas 8 viteve njohje, gjatë kohës kur ata studionin në Universitetin “St.Andrwes”.
Në 10 vite bashkë, çifti e ka kurorëzuar martesën me dy princër dhe një princeshë, duke e gjallëruar familjen mbretërore.
Dukesha Kate e ka fokusuar aktvitetin e saj në bamirësi, në ndihmë të institucioneve të shëndetit mendor si dhe ka mbështetur projekte për artin pamor dhe mbrojtjen e natyrës.
Gjatë pandemisë, çifti i Kembrixh është angazhuar në fushata për vaksinimin e stafeve mjekësore dhe të kujdesit të njerëve në nevojë.
Ata gjithashtu kanë ndihmuar në fushatën për fonde në ndihmë të spitaleve dhe të institucioneve të kujdesit shëndetësor në Britani.
Dhurata tradicionale në përvjetorin e tyre të 10-të, të martesës do të jetë e punuar prej kallaji, metali që simbolizon qëndrueshmërinë dhe durueshmërinë.
Çifti i Kembrixh është rritur përmes sfidash në vitet e fundit, kur u përballën edhe me të ashtuquajturën “Megan exit” dhe akuzat për racizëm, që ajo i pretendoi në intervistën me moderatoren amerikane “Oprah”.