Franca “dorëzon” anëtarët e “Brigadave të Kuqe”
Italia nuk e përmbajti gëzimin e saj, kur Franca arrestoi 7 anëtarë të “Brigadave të Kuqe”, ndërsa tre të tjerë janë ende në kërkim.
Me kërkesë të Romës, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, lejoi arrestimin e tyre duke vendosur “paqe” mes Parisit dhe Romës, për një çështje që ka shqetësuar dy vendet për shkak se të arrestuarit kërkoheshin për disa akte terroriste në Itali, në vitet 1970-1980.
Vendimi erdhi një javë, pasi Presidenti Macron dhe Kryeministrit italian, Mario Draghi folën për dosjen “Brigadat e kuqe”, 10 anëtarë të së cilës gëzonin mbrojtje në Francë me një dekret presidencial, gjë ka shkaktuar përplasje të forta në raportet franko-italiane, në 4 dekadat e fundit.
Sipas “L’Elysee”, Presidenti Francës e ka quajtur , një çështje të ndjeshme, nevojën e hetimit të tyre në Itali, ndërsa dhe vetë Franca, vitet e fundit është përballur me sulme terroriste.
Analistët komentojnë nga ana e tyre se, Presidenti i Francës dhe Kryeministri i Italisë janë shumë miq dhe, kjo marrëdhënie mundësoi edhe arrestimin e të shumë kërkuarëve për terrorizëm në Itali.
Ndërkohë, avokatët e “Brigadave të kuqe”, e komentojnë si një tradhëti vendimin e Presidentit Macron, për të arrestuar, e më pas ekstraduar në Itali, anëtarët e organizatës, që kishin kërkuar azil në Francë dhe që gëzonin mbrojtje me nje dekret presidencial të firmosur nga ish presidenti i ndjerë, Françoi Mitterrant.