Një dramë fiton edhe në “Oscars 2021”

Drama “Nomadland” fitoi tre Oscars, për aktrimin dhe fotografinë më të mirë.

Yjet britanikë, Sir Anthony Hopkins dhe Daniel Kaluuya, fituan çmimet si, aktorët më të mirë.

Chloe Zhao, regjisorja e “Nomadland” hyri në histori si gruaja e parë me ngjyrë dhe gruaja e dytë që fitoi “Oscars” për regjinë më të mirë.

Sir Anthony, 83 vjeç, fitoi çmimin e parë, i pasuar nga Kaluuya, aktori i parë britanik me ngjyrë që fiton një “Oscars”.

Aktorja britanike, Emerald Fennell fitoi një çmim për skenarin më të mirë për filmin “Promising Young Women”.

Frances McDormand fitoi Oscars si aktorja më e mirë për rolin e saj në Nomadland, ndërsa aktorja veterane e Koresë së Jugut Yuh-Jung Youn, çminin e dytë.

Trofetë u shpërndanë në një nga sallat madhështore në “Union Station”, në Los Angelos, për shkak të pandemisë.

Ceremonia po ndiqej paralelisht në Londër nga aktorët britanikë, por fituesi Sir Anthony nuk ishte as aty dhe as në Los Angelos.

Sir Anthony fitoi Oscar si, aktori më i mirë për interpretimin e tij mjeshtëror në filmin “The Father”, 29 vjet pasi fitoi Oscars-in e tij të parë në filmin “Silence of the Lambs”.

Çmimi ishte ndoshta një surprizë edhe për vetë Sir Anthony, i cili nuk ishte as në L. A dhe as në Institutin Britanik të Filmit në Londër, vendi ku u ndoq ceremonia nga të nominuarit për Oscars, në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktori mendohej se ishte në Uells dhe nuk kishte mundësi për t’u shfaqur edhe përmes aplikacionit “Zoom”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *