Zgjedhjet/ PS vijon të kryesojë në 9 qarqe të vendit me rreth 50% të votave
Sipas të dhënave të pasqyruara në kohë reale në faqen zyrtare të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste vijon të jetë në krye të listës së fituesve të zgjedhjeve të 25 prillit, ndërkohë që janë nëmëruar 1488 qendra votimit nga 5199 që janë gjithsej. Por vihet re se ndërsa në orët e para të mëngjesit PS ishte në 51% të votave në rang vendi, në orën 9:00 ka një rënie të lehtë në përqindje, duke u ulur nën 50% të votave në rang vendi.
PD ka arritur të sigurojë deri tani 38.54% ose 161 208 vota, ndërsa PS, 207.823 vota ose 49.69%.