“Noto Sondaggi”: PS-PD, rezultat “kokë më kokë”, Tom Doshi kushti i fitores

Zgjedhjet parlamentare mund të kenë një rezultat të ngushtë.

Socialistët dhe demokratët kanë siguruar nga 70 mandate dhe qeveria mund të jetë “peng” i socialdemokratëve të Tom Doshit.

Ky është përfundimi i dalë nga Exit Poll i “Noto Sondaggi”, pas mbylljes së qëndrave të votimit.

RTV Ora konfirmoi se janë përpunuar 100 përqind e të dhënave, me një kampion prej 30 mijë votash.

Partia Socialiste mendohet të kenë marrë 44.5-48.5 % të votave, të përkthyera në 68-72 mandate.

Partia Demokratike bashkë me aleatët rezulton se ka siguruar mesatarisht 66 mandate.

Lëvizja Socialiste për Integrim mund të ketë siguruar 2-5 mandate dhe socialdemokratët e Tom Doshit, 1 mandat kushtëzues për formimin e qeverisë së ardhshme, një “provokacja” për “Amerikën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *