Lulzim Basha, i kujdesshëm: Shqiptarët zgjodhën ndryshimin!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë të kujdesshme tha se shqiptarët zgjodhën ndryshimin.
Lulzim Basha, pretendent për postin e Kryeministrit të Shqipërisë, ishte i kujdeshëm në deklaratën e tij, duke nënkuptuar se ka dëgjuar këshillën e ambasadores amerikane, për të mos hamendësuar rezultatin.
Ndryshe nga Edi Rama, Lulzim Basha nuk bëri asnjë koment për Exit Pollet, që po publikohen në dy media: Ora News dhe Top Channel, që i pari nxjerr fitues Partinë Demokratike me aleatët dhe i dyti, Partinë Socialiste.
Exit Poll i “Ora News”, i realizuar nga “Noto Sondaggi”, ka një marzh të vogël gabimi, referuar historikut të sondazheve, të kryera, në më shumë se 4 procese zgjedhore në Shqipëri.
Ndërsa “Exit Poll”, i Top Channel është realizuar nga Baton Haxhiu, këshilltari i kryeministrit Edi Rama.