Exit Poll, PD kryeson Durrësin, në Elbasan rezultat të ngushtë
Ora News publikoi pak minuta më parë “Exit Poll” për rezultatin e zgjedhjeve në Durrës.
Partia Demokratike me aleatët kryeson në Durrës me 47 % të votave.
Partia Socialiste mendohet të ketë marrë 41-43% përqind të votave në qytetin bregdetar.
Ndërkohë në Elbasan, dy partitë e mëdha mendohet se janë me një rezultat shumë të ngushtë.
Referuar rezultateve të para të “Exit Poll”, PS dhe PD kanë marrë përafërsisht 47 përqind të mandateve
Kompania “Noto Sondaggi”, prej vitesh bashkëpunon me Radiotelevizionin Ora News dhe është e njohur për precizitetin e rezultatit me një marzh shumë të vogël gabimi.