Exit Poll në Ora News: PD kryeson në Tiranë me 48%
Ora News publikoi pak minuta më parë “Exit Poll” për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë.
Partia Demokratike me aleatët kryeson në Tiranë me 48 % të votave.
Partia Socialiste që kandidon edhe në këto zgjedhje, e vetme, mendohet të ketë marrë 41-45% përqind të votave në kryeqytet.
Kompania “Noto Sondaggi”, prej vitesh bashkëpunon me Radiotelevizionin Ora News dhe është e njohur për precizitetin e rezultatit me një marzh shumë të vogël gabimi.