“Rruga e shkurtër të nxjerr gjatë”, ja si i justifikon Rama vonesat në permbushjen e premtimeve

Edhe pse fushata për zgjedhjet e 25 prillit është në ditët e fundit të saj dhe se të gjitha sondazhet kanë nxjerrë Tiranën në rritje sa i përket numrit te mandateve të PD-së, kryeministri Rama, po vijon fushatën pa një bosht apo thelb, por vetëm përsiatje të momentit, pa analizë apo program të qartë në varësi të zonave ku shkon. “Rruga e shkurtër të nxjerr gjatë” ka qene fraza qe ka perseritur sot ne te dyja daljet para elektoratit tek Pazari i ri paradite dhe ne Fier, pasdite. “Jemi i vetmi popull, qe ka nje shprehje te tille” tha Rama, pasi nese nxitohemi per te bere gjerat, ato nuk do te kene cilesine e duhur.

Ndërsa jemi 3 ditë para ditës së zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Rama ka vijuar sot fushatën elektorale në njësinë bashkiake nr. 2 në Tiranë, në “Pazarin e Ri”, duke e bazuar atë në përsiatje politike dhe duke sulmuar, ironizuar, apo tallur kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha. Kryeministri tha se nëse fiton Lulzim Basha qytetin do ta mbysin plehrat, ndërkohë që është bashkia, institucioni që merret me pastrimin e kryeqytetit. Ai tha se do të hapen bastet dhe kioskat e qofteve dhe se Tirana do të qelbet nga era e qofteve. Kryeministri u mor me xhelin e flokëve të Bashës dhe duke iu drejtuar qytetarëve, tha se nëse fiton Partia demokratike, do të katandiseni si luani në kopshtin zoologjik që I kishin rënë flokët.

Në shterim të cështjeve që mund të diskutojë para qytetarëve lidhur me projekte të mundshme për 4-vjecarin e ardhshëm, Rama i dha nota dramatike fjalimit të tij në Fushë – Krujë, kur vetëm për të sulmuar kundërshtarin e tij politik, përmendi efektivët e Policisë së Shtetit që kanë dhënë jetën në krye të detyrës, duke akuzuar indirekt kryedemokratin Lulzim Basha se shoqërohet me persona me precedentë penalë.

Përvec kësaj, fushata vështirësohet edhe nga fakti se kryeministri dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj janë përplasur në qëndrimet e tyre sa i përket skandalit të patronazhistëve. Rama tenton t’u japë atyre një mbrojtje qeveritare, kurse Veliaj e mohoi si proces dhe tha se kjo është një punë e strukturave të partisë, për të cilën nuk ka dijeni dhe nuk është i përfshirë asnjë instancë qeveritare. Kjo deklaratë e tij u hodh poshtë nga mediat që evidentuan raste të shumta të komenteve që tregojnë se garancinë për votën e personave të caktuar për PS e japin punonjës të bashkisë së Tiranës dhe vetë kryetari i saj.

Ndryshe nga kundërshtari i tij politik, Basha ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të bërë fushatë, atë të sjelljes së entuziazmit, pritjes me flamuj dhe tullumbace, paraqitjes së programit dhe cështjeve konkrete sipas zonave ku shkon. Këtë e ka bërë thuajse gjatë gjithë fushatës dhe sot, në Bilisht e Korcë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *