SPAK i kërkon “Lapsit” burimin e informacionit

Lapsi.al konfirmoi se SPAK ka kërkuar burimin nga është marrë database i të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve që figuronin në listat e patronazhistëve të Partisë Socialiste.

Gazetari, Armand Shkullaku, bashkëdrejtues i portalit “Lapsi.al” deklaroi sonte në Syri.tv, gjatë një interviste se, Prokurorët e SPAK u kanë kërkuar informacion atij dhe gazetarit Andi Bushati, se nga kush dhe si e kishin siguruar databazën, që dyshohet se përdoret nga shtabi elektoral i Partisë Socialiste për të influencuar votën e 25 prillit.

Në zyrat e “Lapsit” përveç prokurorëve mësohet se kanë qenë edhe dy IT nga strukturat e SPAK, të cilët hetojnë krimet kibernetike.

Gazetarët e “Lapsi.al” kanë refuzuar të tregojnë burimin e informacionit, ndërsa prokuroria ka nisur procedimin penal për publikimin e të dhënave personale.

Portali i drejtuar nga gazetarët e njohur investigoi mbi përdorimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste, që dyshohet se u siguruan nga shërbimi e-Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *