Zihen komshinjtë, plagoset efektivi në Berat

Konflikti mes dy komshinjve shkaktoi plagosjen e një polici dhe lëndimin e dy personave të tjerë në Berat, në orët e vona të mbremjes.

Policia e Beratit njoftoi se efektivi J.XH u vetëplagos me armën e shërbimit, që dyshohet se kreu qitje të pavullnetshme, pasi u sulmua me sende të forta nga tre vëllezërit që ishin përfshirë në konfliktin me komshinjtë e tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë Berat:

“Sot rreth orës 20:20,  ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative se, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, shtetasit G.M., M.M. dhe A.M (vëllezër) po konfliktoheshin me shtetasin A.M dhe bashkëshorten e tij, shtetasen O.M .

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policiaë ku kanë ndërhyrë për shuarjen e konfliktit. 

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, tre vëllezërit  kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik  dyshohet se, arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, nën kujdesin e mjekëve.”

Policia ka shoqëruar për në dhomat e paraburgimit personat e konfliktuar dhe hetimet e ngjarjes po kryhen nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *