“Bridgerton” do të ketë 4 sezone
“Bridgerton” do të ketë edhe dy sezone të tjera.
Lajmin e shumë pritur e njoftoi “Nettflix” në llogarinë e tij në Twitter, i cili tha se është konfirmuar mbështetja për produksionet 3 dhe 4 të dramës më të ndjekur vitin e fundit.
Ky njoftim padyshim do të ngushëllojë fansat të cilët u pezmatuan, kur aktori Regé -Jean Page, në rolin e Dukës së Hastings zbuloi se nuk do kthej në serialin dramatik.
Drama e periudhës së Regjencës në Britaninë e Madhe, (shek. XIX), është drejt prodhimit të serive të reja të sezonit nr. 2
Produksioni kinematografik që mbajti mbërthyer publikun vitin e kaluar, në këtë sezon flet për dashurinë e Lordit Anthony Bridgerton.
Lady Whistledown, ajo vetë ishte gati ta shpërndante këtë lajm të mrekullueshëm në gazetat famëkeqe të kohës.