“Amatriciana”, receta e kortezisë
Pjata romake “Amatriciana”, e njohur si receta e kortezisë ka në përbërje makarona rigatoni të shërbyera në një salcë domate të bërë me mishi derri të freskët dhe djathë “pecorino Romano.”
Receta për 6 persona
Përbërësit:
600g makarona rigatoni
120g mish derri
6-7 kokrra domate
100g djathë të integruar pecorino romano
½ e gotës, verë e bardhë
1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
Kripë
Piper i zi
Udhëzimet e gatimit
Mbushni një tenxhere të madhe me ujë, shtoni kripë dhe vëreni atë të ziejë.
Ndërkohë, ngrohni vajin e ullirit ekstra të virgjër në një tigan dhe shtoni mishin e derrit, të prerë në shirita të trasha. Mishi skuqet derisa të bëhet krokant. Shtoni verën e bardhë dhe lërëni në tigan për pak kohë. Më pas mishin e kaloni në një enë të veçantë dhe në yndyrën e krijuar hidhni 6-7 kokrra domate. Me një lugë druri shtypni pak domatet dhe ziejini për disa minuta.
Makaronat rigatoni i hidhni në ujin e valuar dhe ziejni për pak minuta, në mënyrë që të jenë “al dente” dhe më pas kullojini dhe shtoni salcën e përgatitur.
Pasi e gjithë masa, makaronat dhe salca bashkë me mishin, të jenë përzier, shërbehen me djathë dhe piper të bluar.