Britani, Qeveria nis hetimet për ish kryeministrin

Qeveria britanike, sipas BBC, pritet të njoftojë nisjen e hetimit për ish kryeministrin David Cameron.

Mediat britanike, muajin e fundit publikuan mesazhe koefidenciale të ish kryeministrit britanik, duke e ekspozuar atë në një çështje lobimi me kompaninë “Greensill”.

Referuar artikujve të mësipërm, ish Kryeministri Cameron kritikohet se kontaktoi ministrat e kabinetit qeveritar në emër të kompanisë “Greensill”, që falimentoi në Mars të këtij viti.

Ish kryeministri David Cameron theu heshtjen 1 mujore dhe në një prononcim të dhënë mbrëmë mohoi të ketë thyer rregullat qeveritare.

Megjithatë, kam reflektuar gjatë mbi këtë. Është një leksion i rëndësishëm jete për mua. Si ish kryeministër, e pranoj që komunikimi me qeverinë duhet të bëhet vetëm përmes kanaleve zyrtare, kështu që nuk ka vend për keqinterpretime.

BBC siç raporton, ka mësuar se investigimet do të kryhen nga një trupë e pavarur, që do të hetojë për llogari të kabinetit britanik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *