Ja si të dalloni nëse llogaria juaj në Facebook është hakeruar 

New York (CNN Business) 

Gjatë fundjavës, ekspertët e sigurisë kibernetike zbuluan se rreth gjysmë miliardi informacioni personal i përdoruesve të Facebook ishte vjedhur- një thesar i të dhënave që përfshin emrat e plotë, ditëlindjet, numrat e telefonit dhe vendndodhjen e tyre.

Facebook tha se rrjedhja masive buron nga një problem në vitin 2019, i cili që prej atëherë është rregulluar. 

Megjithatë, nuk ka kthim mbrapa të të dhënave. 

Më shumë se 30 milion llogari të Facebook, në Shtetet e Bashkuara, u prekën dhe kompania nuk të mundëson të mësosh nëse, të dhënat tuaja janë vjedhur.

Por një faqe në internet e palëve të treta, https://haveibeenpwned.com e bën të thjeshtë kontrollimin, duke futur emailin tuaj. 

Tani për tani, thjesht kontrollon nëse posta juaj elektronike ishte midis atyre të vjedhurave.

Megjithëse u hakeruan 533 milion llogari në Facebook, vetëm 2.5 milion prej tyre përmbanin adresën e emailit në të dhënat e vjedhura. 

Kështu që ju keni pak shanse për të mësuar nga kjo faqe në internet, nëse jeni hakeruar.

Edhe pse këto të dhëna janë vjedhur në vitin 2019-të, ato përsëri mund të jenë me vlerë për hakerat dhe kriminelët kibernetikë të të dhënave personale.

Facebook (FB) nuk iu përgjigj menjëherë pyetjes së CNN, të hënën, nëse do të krijonte një aplikacion që përdoruesit e facebook të mund të mësonin nëse llogaria e tyre ishte vjedhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *