Beteja “PD-PS” për fletën e votimit

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor pritet të vendosë sot rreth ankimit të Partisë Demokratike për fletën e votimit, që do të përdoret në zgjedhjet e 25 Prillit.

KAS, vendosi të shtunën pro kërkesës së “Partisë Socialiste”, për heqjen e emrave të kandidatëve në listën e votimit. Një vendim ky që u ankimua nga “Partia Demokratike”, bashkë me vendimin e “KAS” për të pranuar stampimin në fletë të logos së ”Bindjes Demokratike”, që sipas “Partisë Demokratike” ngjason shumë me logon e saj dhe është një taktikë e pisët e Edi Ramës për të ngatërruar votuesit e PD-së.

Vendimi sipas burimeve në Kolegjin Zgjedhor pritet të jepet sot, në ora 16:00.

Seanca e sotme në Kolegjin Zgjedhor është e dyta, që prej nisjes së fushatës elektorale. Partia Socialiste ankimoi vendimin e “KAS” për numrin e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe “gjykatësit” e zgjedhjeve u dhanë të drejtë socialistëve, duke detyruar dhjetra kandidatë të Partisë Demokratike të sqaronin mbështetësit e tyre në rrjetet sociale, pasi kishin prezantuar platformat e tyre, të ilustruara edhe me foton zyrtare të kandidatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *