Kosova në krizë presidenciale

Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin në votimin e dyfishtë të raundit të parë, për shkak të mungesës së qëllimshme të kuorumit.

Në seancën maratonë të së shtunës, u votua për dy kandidatët e Lëvizjes “Vetëvendosje”; Vjollca Osmani dhe Nasuf Bejta.

Në raundin e parë të zgjedhjes së presidentit, të pranishëm ishin 82 deputetë, por votimi dështoi pasi tre prej tyre nuk votuan.

Në mesin e deputetëve që abstenuan ishte edhe ish Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Kushtetuta e Kosovës në nenin 86, përcakton se zgjedhja e presidentit bëhet me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit dhe nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr shumicën prej dy të tretave, në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë dhe në qoftëse asnjëri nga kandidatët nuk zgjidhet president, shpërndahet parlamenti dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditëve.

Insituti Demokratik i Kosovës, në një deklaratë të shpërndarë pak para mesnatës, kritikoi forcat politike për papërgjegjshmëri dhe ju bëri thirrje të rinisin konsultimet për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

Ndërkohë në mediat kosovare flitet edhe për teori konspiracioni, sipas të cilave Kryeministri, Albin Kurti publikisht mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit, por pas krahëve të saj thuhet se ka drekuar me Ramush Haradinajn, i cili hyri në zgjedhje me sloganin ” Ramushi për president”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *