Çfarë di hunda
Shkenca vazhdon të hedh dritë në botën e pakapshme, ndjellëse të nuhatjes dhe lidhjen e saj me gjendjen tonë fizike dhe mendore, gjen Nicole Mowbrey.
Imagjino pak, erën e barit të prerë, aromën e një zjarri të tymosur, kremin mbrojtës nga dielli në një ditë të nxehtë… “The Rockfeller University” në studimin e tij, të publikuar në vitin 2014, konfirmonte se hunda e njeriut mund të dallojë më shumë se një milion aroma të ndryshme.
Por disa prejt tyre kanë fuqi transportuese, duhet vetem të imagjinoni ato, që ju sjellin kujtime specifike.
Ishte një salmon i tymosur, i konservuar, ai që e hodhi botën e 35- vjeçares, Cossima Smith, në trazira. Në fillim të Marsit 2020, ajo kuptoi se nuk e nuhaste ushqimin, që po përgatitej të fuste në gojë. Ajo as nuk mund ta shijonte atë. “Ishte një ndjesi e çuditshme, mund të shihja fare mirë, që ishte salmon. Por përveç kësaj, asgjë tjetër, as nuhatje, as shije…”
Cossima nuk e rifitoi plotësisht nuhatjen për afro 8 muaj. Në atë kohë, nuk dihej se humbja e nuhatjes, e njohur si (anosmia) ishte një simptomë e infektimit me virusin Covid-19.
Sipas një raporti të revistës mjekësore “The BMJ”, gjysma e të infektuarve mund të bëhen anosmik.
Një tjetër studim ndërkombëtar nga “Mayo Clinic” përcaktoi që kjo simptomë ishte një tregues i hershëm dhe më i mirë, sesa temperatura.
Ndjesia dhe identifikimi i aromave është një proces kompleks, por ende i pavlerësuar.
Në një sondazh të vitit 2011, ku morën pjesë 7 mijë të rinj të moshës 16-22 vjeç, më shumë se gjysma e tyre u përgjigjën se preferonin më mirë të humbisnin nuhatjen, sesa të hiqnin dorë nga teknologjia.
Burri im, Lewis 42 vjeç, një fotoreporter i CNN, do të ishte në një mendje me ta. I lindur anosmik, ai kurrë nuk ka nuhatur asgjë në jetën e tij. Në mënyrë të pabesueshme, derisa unë u takova me të, 10 vjet më parë, ai nuk i kishte përdorur kurrë në familje reagimet tona për ushqimet si : “ mmm…çfarë arome!”. Ai nuk mund të shijojë hudhrën, nenexhikun dhe asnjë gjë aromatike dhe thotë se i konsumon shumë ato vetëm për pamjen e tyre.
“Nuk e kuptojmë pse kaq shumë njerëz e humbin nuhatjen e tyre me Covid-19”. Një arsye është inflamacioni i hundës, që do të thotë që ajri që mban aromat thjesht nuk mund të shkojë në tru. Kjo zakonisht zgjat tri javë. Por rreth 10 përqind e pacientëve me covid kanë probleme më afatgjata. Kjo mund të ketë të bëjë me dëmtimin e nervave. Covid, ne e dimë, ndikon në tru “,- thotë Gavin Morrison, një otorinolaringolorg, konsulent në “Guy’s and St Thomas Hospital.”
Anosmia ka efekte të thella. Kërkimet kanë treguar se ka lidhje me depresionin, ankthin, izolimin dhe vështirësitë në marrëdhënie; shqisa e nuhatjes sipas studiuesve lidhet me aftësinë për të zbuluar sëmundje dhe me sensin tonë të drejtimit.
“Njerëzit nuk e kuptojnë sesa e rëndësishme është nuhatja, derisa ta humbasin atë. Pjesa e trurit ,ku përpunohet aroma lidhet drejtpërdrejt me pjesën ku formohen emocionet. Kur njerëzit humbin ndjenjën e erës, ata fillojnë të humbasin ndjenjën e tyre të vetvetes. Kjo situatë përkeqësohet me kalimin e kohës dhe bëhet më e dukshme”,- thotë neuroshkencëtarja Dr. Rachel Herz, autore e librit “The Scent of Desire.”
“Aromyx” është një kompani bioteknike në Palo Alto, Kaliforni, që analizon perceptimet njerëzore të nuhatjes: “Duke siguruar një platformë për të komunikuar qartë përshtypjet e shijes dhe aromës për herë të parë“,- tregon Drejtori i saj, Josh Silverman. “Aroma ishte shqisa e parë që zhvilluam dhe hunda jonë lidhet në zonat më të vjetra të trurit sepse, në të vërtetë i paraprin trurit. Kjo do të thotë që ne interpretojmë erën më shumë përmes emocioneve dhe instikteve sesa, ndjenjave tona të tjera, gjë që gjithashtu e bën më të vështirë për ne për të komunikuar te të tjerët përshtypjen tonë të nuhatjes “.
Kjo ide e komunikimit rreth aromave dhe erës mahnitën Laurent Delafont dhe Christopher Yu, themeluesit e shtëpisë së aromave “Ostens” dhe Drejtorin e Përgjithshëm përkatësisht të “United Perfumes.” Dyshja ishin prapa suksesit të “Diptyque UK” dhe kanë punuar në industrinë e aromave për më shumë se 20 vjet. “Laurent dhe unë jemi të apasionuar pas edukimit dhe gjuhës që ne përdorim për të folur për aromat“, thotë Yu. “Fëmijëve u mësohet për të folur për strukturën, shijen dhe ngjyrën, por fjalori ynë rreth aromës është kaq i pakët.”
Yu kishte Covid-19 në Mars dhe humbi nuhatjen e tij (tani është rikuperuar), por tregon se për shkak të gjuhës së aromës që ai dhe Delafont kanë ndërtuar, ai nuk ka frikë nga anosmia. “Ne gjithmonë do të jemi në gjendje të përdorim gjuhën tonë. Nëse Laurent do të nuhaste gjërat dhe do t’i përshkruante ato për mua, do të ndihesha në gjendje të përjetoja aromën, megjithëse në një mënyrë të ndryshuar. ”
Dr. Morrrison thotë se: “Nuhatja e humbur ose e ndryshuar e nuhatjes mund të përmirësohet në 12 deri në 18 muaj, por pas kësaj date bëhet i vështirë rikuperimi. Kushdo që ndjen ndryshime duhet të konsultohet me një specialist. Në varësi të shkakut, mund të bëhen një larmi gjërash. Operacionet pioniere përfshijnë ri-aktivizimin e receptorëve të nuhatjes dhe fibrave nervore brenda hundës, dhe provat sugjerojnë se trajnimi i aromës, të cilën Cossima po ndërmerr, mund të ndihmojë, megjithëse jo për ata që kanë lindur anosmik.
Linda Pilkington filloi trajnimin e saj të parfumeve dy vjet para se, të themelonte kompaninë e aromave, “Ormonde Jayne.” Memorizimi i një larmie aromash e bëri atë të vetëdijshme për botën përreth saj. “Papritmas ju mund të nuhasni gjithçka që kaloni“, shpjegon ajo në një shëtitje të mjegullt, rreth Hyde Park. “Ajo zonjë ka përdorur atë lloj parfumi….”, “Nuk më pëlqen aroma që del nga kjo shtëpi …“, ndjesi këto për të cilat njerëzit e tjerë nuk janë të vetëdijshëm. Ndoshta , kjo është arsyea pse bashkëshorti im nuk pranon t’iu nënshtrohet terapive të nuhatjes, pasi duke e ditur se ajo ka lidhje të qenësishme me tërheqjen, më thotë me shaka: ” Po sikur të ndodhë që të mos të pëlqejë më ty…?!“. E nëse ndodh kështu, ai ka një arsye të fortë për të mos e provuar…!
Përshtati në shqip: Oriada Shehu
Artikulli është përkthyer nga revista “Vogue”, mars 2021.