Platforma PD: Investimi në arsim për mësuesit dhe nxënësit

Platforma PD: Investimi në arsim për mësuesit dhe nxënësit

Partia Demokratike prezantoi programin qeverisës për arsimin. 80 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme,që priten të mbahen më 25 prill 2021,  demokratët bënë publik platformën për rritjen e pagave të mësuesve në 700 euro, të pedagogëve në 900 dhe të Profesorëve të Asociuar në 1300 euro. Në fondin e mbështetjes për arsimin do të parashikohet bursë e plotë për nxënës dhe studentë me të ardhura nën 64.000 lekë. Për fëmijët e arsimit parauniversitar do të ketë edhe program pas shkollor me vakte ngrënieje. Ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme me rezultate mesatare synohet aftësimi profesional që në shkollë.

Programi për arsimin u prezantua nga Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha, ish Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsimin, Znj. Albana Vokshi dhe drejtuesit e Departamentit për Arsimin dhe Kulturën në PD,  Luçiano Boçi dhe Ndriçim Mehmeti .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *