Kosova dhe Izraeli firmosin në “Zoom” paktin diplomatik
Kosova dhe Izraeli firmosin në “Zoom” paktin diplomatik
Kosova dhe Izraeli firmosën në mirëbesim teknologjik marrëveshjen amerikane për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.
Dokumenti historik u nënshkrua, përmes aplikacionit Zoom, në Kosovë nga Ministrja në detyrë për Punët e Jashtme, znj. Meliza Haradinaj, ndërsa në Izrael nga homologu i saj, z. Gabriel Ashkenazi.
Përfaqësuesit e institucioneve në Prishtinë përgëzuan zyrtarizimin e raporteve diplomatike me Izraelin. Kryeministri në detyrë i Kosovës, z. Abdullah Hoti deklaroi se me këtë marrëveshje Kosova ka thyer bllokadën e njohjeve.
Marrëveshja u cilësua historike edhe nga Ministri i Jashtëm i Izraelit, i cili falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mundësinë e nënshkrimit të këtij dokumenti me vende, siç tha ai, me të cilët Izraeli nuk kishte raporte diplomatike.
Izraeli bëhet vendi i 117-të që e njeh Kosovën. Prishtina ndërkohë ka caktuar znj. Ines Demiri ambasadore, e cila do të drejtojë misionin diplomatik të Kosovës në Izrael.
Ambasada e Kosovës në Izrael nuk do të jetë në Tel Aviv, por në Jeruzalem.