Britanikët “bllokohen” në Tiranë, s’ka fluturime deri në një urdhër të ri

Britanikët “bllokohen” në Tiranë, s’ka fluturime deri në një urdhër të ri

Shqipëria do të vazhdojë ndalimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe edhe për një periudhë të pacaktuar, duke bllokuar prej dy muajësh britanikë e shqiptarë, të cilët vizituan Shqipërinë për festat e fundit vitit, por edhe shqiptarët atje që kërkojnë të udhëtojnë drejt vendlindjes.

Komiteti Teknik i Ekspertëvë pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se vendimi i pezullimit të fluturimeve me Britaninë do të vazhdojë të qëndrojë, ndërsa nuk konfirmoi nëse Shqipëria ka regjistruar apo jo raste infektimi me llojin e ri të koronavirusit, i zbuluar në Britani.

Drejtues të spitaleve COVID dhe përfaqësues të Shërbimit të Urgjencës Mjekësore raportuan për shtim të rasteve të të infektuarëve edhe në moshat e reja, për shkak të moszbatimit të protokollit të masave.

Zv/ Ministrja e Shëndetësisë, znj. Mira Rakacolli, e cila kryeson njëkohësisht edhe Komitetin Teknik të Ekspertëve, refuzoi të mbante përgjegjësi personale për shkeljen e masave anti-covid gjatë një takimi elektoral dhe, po ashtu kaloi me një koment burokratik rastin e Ermal Mamaqit, i fotografuar teksa jepte leksione jete, në një auditor me dhjetra të rinj e të reja pa maska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *