Shqipëria 89 të infektuar me COVID-19, tre pacientë të shëruar kthehen në shtëpi

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale njoftoi se numri i personave të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, arriti në 89, 13 raste të reja të diagnostifikuara në 24 orët e fundit.

Më poshtë numri i të infektuarëve sipas njësive administrative:

63 në Tiranë
6 në Durrës
2 në Lushnje
2 në Elbasan
8 në Fier
2 në Rrogozhinë
3 në Kavajë
3 në Korçë

Burimet zyrtare njoftuan se 4 të infektuar me COVID-19 ndodhen në terapi intensive dhe numri i pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë është 43.

Të njëjtat burime konfirmuan se mosha mesatare e personave të prekur nga coronavirus është 48 vjec.

Një ditë më parë u njoftua se tre pacientë rezultuan të shëruar nga COVID-19 dhe janë transferuar në shtëpitë e tyrë, të detyruar të qëndrojnë të izoluar edhe për 14 ditë të tjera.

Shqipëria, prej ditës së djeshme, ndodhet në karantinë të detyruar, në respektim të udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore, të cilat kanë rekomanduar kufizimin e lëvizjeve ditore me afro 16 orë në ditë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *