Humb në “El Clasico”, Perez i gris kontratën
Humb në “El Clasico”, Perez i gris kontratën
Julen Lopetegui humbet përfundimisht Real Madritin.
Pas humbjes spektakolare 5-1 në takimin me Barcelonën, Florentino Perez, i “grisi” kontratën trainerit, që mori detyrën në vigjilje të Kupës së Botës, që u mbajt në Rusi.
Perez do të mendohet gjatë për të bërë zëvëndësimin, pas gjendjes “shok” që pësoi në “ El Clasico”, një natë më parë.
Antonio Conte, ish trainer i Chelsea mund të afrohet nga Perez, por ende asgjë nuk është zyrtare
Real grumbulloi 14 pikë në sezon dhe ishte distancuar dukshëm nga kreu.