Hahn për negociatat: Me rëndësi bashkëpunimi me opozitën

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama, nga Brukseli, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, tha se BE do të asistojë në zbatimin e reformave që Shqipërisë i duhet të përmbushë.

“Komisioni Evropian do të vazhdojë zbatimin e reformave për çeljen e negociatave, për vitin e ardhshëm. Do të bëhet gjithçka, për të ecur përpara me hapat e parashikuar. Ne do të jemi edhe në Tiranë, do të takohemi me kryeministrin Rama.

Do të flasim me qeverinë dhe me opozitën, për një kontakt të rëndësishëm. Do ta arrijmë këtë qëllim, për shoqërinë shqiptare; është qëllim i përbashkët kombëtar që na përket të gjithëve”, – theksoi komisioneri Hahn.

Sa i takon pritshmërisë nga qeveria shqiptare, Hahn u shpreh se i duhet ta vazhdojë punën për procesin e reformave, pasi një nga arsyet pse pati mbështetje kaq të madhe ishin rezultatet e para premtuese në veting, çfarë duhet të vazhdojë ende.

“Puna duhet të vijojë dhe tashmë, administrata duhet të përqendrohet në fushat e 35 kapitujve për të parë nëse situata ligjore është në përputhje me kushtet nga BE”, – u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *