Mos i shpërfillni këto katër shenja
Këto janë katër shenjat, që tregojnë se po përballeni me depresionin:
1. Kur kemi dhimbje në gjithë trupin, pra kur është prezente dhimbja fizike, kjo është një shenjë që diçka nuk është në rregull fizikisht. Megjithatë, mjekët thonë që depresioni, si dhe dhimbja, ndajnë të njëjtat kushte biologjike. Kështu, në shumë raste ndodh që problemi të jetë psikologjik. Një studim i bërë në Kanada, tregon se personat me depresion janë 4 herë më të predispozuar për të pasur dhimbje në qafë dhe shpinë, se ata që nuk vuajnë nga depresioni.
2. Nëse keni ngritje në peshë dhe pantallonat që ju kanë bërë më parë nuk ju bëjnë, si dhe keni ndryshuar mënyrën e të ushqyerit, me siguri përmes kësaj forme po mundoheni të mbushni një boshllëk emocional. Niveli i madh i stresit dhe trishtimi, mund t’ju bëjnë shumë nervozë, apo të ndikojnë në rënien nga pesha.
3. Marrja e vendimeve – Sipas hulumtimet në Universitetin e Kolumbisë, ne marrim më shumë se 70 vendime në ditë. Shumica prej tyre, janë të lehta, si për shembull: si të lexojmë diçka ose kur marrim një vendim për të dalë në shëtitje në qytet, ose për veshjen e ditës.
Kur këto vendime fare të thjeshta, bëhen të vështira, atëherë kjo mund të jetë shenjë e depresionit.
4. Ndryshimet në sjellje –Disa persona kanë vetë një temperament më të vështirë. Por, nëse nuk i keni këto sjellje dhe papritmas ndërroni, atëherë është për t’u shqetësuar. Sidomos, kur gjërat e vogla fillojnë të bëhen pengesë.