‘Eurovizion 2018’, sonte mbrëmja e dy këngëtarëve shqiptarë

 

Sonte pritet të jetë nata e parë gjysmëfinale e këngës në “Eurovizion”, që do të mbahet në Lisbonë, Portugali.

Natën e parë do të garojnë dy shqiptarë: Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, përfaqësues për Shqipërinë dhe Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron.

Mbrëmjen e sotme pritet të konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Ndërsa, gjysmëfinalja e dytë do të presë edhe një tjetër shqiptar, Ermal Metën, i cili përfaqëson Italinë. Bushpepa, në mbrëmjen e sotme, pritet të këndojë i treti./ Rojtar.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *