Nicole Kidman po shijon në maksimum arratisjen e saj luksoze në Islandë, duke lënë pas angazhimet e Hollywoodit për një udhëtim që duket se kushton po aq sa një makinë luksoze.
Por ishte një tjetër fotografi ajo që tërhoqi vëmendjen.

Aktorja australiane, 59 vjeç, u shfaq në Instagram me flokët e saj natyrale kaçurrela, e qetë dhe e buzëqeshur, ndërsa po shijon një lundrim luksoz rreth Reykjavikut me familjen.
Kidman u shfaq me bikini brenda një jacuzzi në ambient të hapur, duke shijuar pamjen spektakolare të peizazhit islandez.
Dhe luksi nuk ndalet këtu.
Një qëndrim pesë net në suitën më të shtrenjtë të këtij lloj lundrimi mund të kushtojë deri në 39,100 paund për person.
Fotografia nga jacuzzi ka ngritur edhe dyshimet se Kidman mund të ketë qëndruar në Owner’s Suite, një nga hapësirat më ekskluzive të jahtit Evrima, e cila është e vetmja suitë në anije që disponon një jacuzzi privat në ballkonin e saj të gjerë.
Nga tapeti i kuq te një jacuzzi privat në mes të detit dhe akullnajave.
Nicole Kidman duket se ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për t’i shpëtuar zhurmës së Hollywoodit.



