Incidentet në Selanik, “ECA” pezullon pa afat PAOK-un

PAOK-ut i jepet masa e parë ndëshkuese për ngjarjet e ndodhura në minutat e fundit të sfidës me AEK-un, kur pronari i skuadrës Ivan Savidis hyri në fushën e lojës me armë në brez.

Bordi Ekzekutiv i Shoqatës së Klubeve Europiane të futbollit (ECA) vendosi në mënyrë unanime që të pezullojë menjëherë klubin grek nga aktivitetet, vendim që u mor në bazë të statuteve të saj.

Ka qenë vet shoqata që e konfirmoi lajmin e pezullimit të PAOK-ut, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku theksohet se “ECA” është krijuar për të mbrojtur integritetin dhe rregullsinë e kompeticioneve e ndeshjeve, ashtu sikurse dhe parimet dhe vlerat sportive mbi të cilat bazohet futbolli europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *