Sulmohet eskorta e Zelenskit, rrezikohet Micotaqis!
Mediat ukrainase raportuan një orë më pare, për një shpërthim në portin e Odesas, në Detin e Zi, në kohën kur po kalonte autokolona me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili po shkonte drejt vendit, ku do të mbahej takimi me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Ministri grek i shtetit, Stavros Papastavrou ka konfirmuar për median greke se, nuk ka të plagosur në delegacionin grek, që ndodhej afërsisht 150 metra larg vendit, ku ndodhi shpërthimi.
Nërsa burime ende të pakonfirmuara dyshojnë se nga shpërthimi me dron, në jug të Ukrainës, në portin e Odesas, kanë humbur jetën 3 persona./Rojtar.com