Kuvendi mbyll portën me zinxhirë, opozita hyn nga dritarja

Deputetët e opozitës hynë nga dritaret e kryesisë së Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, pasi garda nuk i lejoi të futen nga dera.

Mediat vizive raportuan direkt momentin, kur dhjetra deputetë të Partisë Demokratike, të kryesuar nga Sali Berisha, ndihmuan njëri-tjetrin të ngjiteshin në parvazët e dritares së një prej sallave të Kryesisë së Kuvendit, pasi më herët disa prej tyre kapërcyen kangjellat e rrethimit të kësaj godine.

Sali Berisha në një prononcim të rrallë nga dritarja tha se, “Frika dhe tmerri i Edi Ramës e bën atë të urdhërojë ‘Lindën e tij’ për të krijuar këtë histori të turpshme, ky është vetëm fillimi, ne dhe qytetarët shqiptarë nuk do të tërhiqemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *