Kuvendi në kaos, ligjet kalohen si në monizëm!

Kuvendi i Shqipërisë mbajti seancën e radhës në kushte konflikti.

Përfaqësuesit e opozitës protestuan para foltores, ndërsa drejtuesja e seancës nga radhët e socialistëve në pushtet, miratoi pa diskutime projektligjet për investimet strategjike dhe burimet ujore.

Kryesia e Kuvendit ka miratuar një rregullore të re, që ka ashpësuar masat ndëshkuese ndaj deputeteve të opozitës, duke i përjashtuar nga punimet e Parlamentit dhe komisionet parlamentare, për periudha deri dy muaj.

Dhjetëra parlamentarë të opozitës janë ndëshkuar, duke pakësuar radhët e tyre në seancat plenare.

Opozita e drejtuar nga Sali Berisha, edhe pse ai ndodhet në arrest shtëpie, po proteston prej të paktën tre muajëve, pasi Parlamenti votoi një akt të diskutueshëm, që ua hiqte të drejtën kundërshtarëve politikë, për të kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore.

Parlamenti Europian, në një rezolutë për Shqipërinë, bëri thirrje dje, për respektimin e të drejtave të opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *