Berisha refuzon “të paraqitet”!
Ish kryeministri, Sali Berisha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë deklaroi para gazetarëve se nuk do të paraqitej në zyrën e oficeres gjyqësore të GJKKO, pasi masa e sigurisë e dhënë nga kjo gjykatë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, që po ndiqnin zhvillimet e pazakonta në mjediset e jashtme të Kryesisë së Kuvendit, ish Kryeministri, i akuzuar për korrupsion pasiv, deklaroi se qëndrimi i tij në këtë çështje nuk është personal, por i justifikuar nga e drejta për të mbrojtur Kushtetutën e vendit:
“Sa herë jam thirrur nga gjykata jam paraqitur, por nuk mund të pranoj, që Edi Rama me një grup që funksionon ndoshta, si grup i strukturuar, të shkelë Kushtetutën.
Ai vendim është në kundërshtim me Kushtetutën. Në qoftëse për një deputet shkelet Kushtetuta, imagjinoni çfarë bëhet me një qytetar të thjeshtë! Edi Rama kërkon të vendosë pushtetin e tij personal. Ju them demokartëve se në qendrimet e mia nuk ka asgjë personale, veçse për të mbrojtur Kushtetutën.”