Hëna mund të goditet sot nga mbetjet e raketës së zbuluar në 2015
Shkencëtarët paralajmëruan se, një pjesë e raketës së zbuluar në hapsirë në vitin 2015, mund të godasë hënën sot. Ata kishin parashikuar se, goditja do të ndodhte në janar, por nga studimi i trajektores së lëvizjes së saj, me shumë gjasë, pjesa e raketës prej tri tonësh, e cila po fluturon nëpër hapësirë me shpejtësi 5,800 milje në orë, pritet të “ takojë “ hënën këtë të pemte.
Astronomët fillimisht menduan se, pjesa e raketës ishte lëshuar nga programi “SpaceX” i Elon Musk dhe më pas thanë se ishte kineze, por Kina ka mohuar të jetë raketa e saj.
Efektet e ndikimit në Hënë pritet të jenë të vogla. Shkencëtarët shpresojnë të studiojnë kraterin dhe shtëllungat e pluhurit të hënës, që do të krijohen pas goditjes.
Pjesa e raketës u pa për herë të parë nga Toka, në mars 2015. Mbetja e raketës u zbulua nga një studim hapësinor i financuar nga NASA, por shpejt interesi për këtë objekt humbi, kur nga studimi rezultoi se nuk ishte një asteroid.