Lufta Rusi – Ukrainë, Basha-Qeverisë: Ja si të siguroni rezerva ushqimore për shqiptarët!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm, thirrjen që i drejtoi dje qeverisë. Nga selia blu, Basha kërkoi që qeveria të bëjë transparencë lidhur me rezervat e shtetit në një kohë kur edhe vendi pritet që të “goditet” nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë. Basha ka propozuar marrjen e dy masave konkrete përballë rritjes së pritshme të çmimeve: uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjithë produktet e shportës; heqjen e taksave mbi karburantet.
MESAZHI I BASHËS:
Në një situatë të rritjes së pritshme të cmimeve si pasoje e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë. Prandaj duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:
1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe
2. Heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *